Messi mund të kishte kaluar te rivalët e Barcelonës
Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochetino ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Ai ka deklaruar se në kohën kur lunate si futbollist te Epsanjoli në vitin 2005, Leo Messi ishte shumë pranë firmës pas problemeve që kishte te Barcelona.

“E mbaj mend atë verë, ku Messi ishte afër transferimit te Espanyol. Nëse do të kishte bërë atë kalim, ne do të ishim si Barcelona. Fillova të dëgjoj për një djalosh që luante me grupmoshat”, tha Pochetino.

Kujtojmë që në vitin 2005, Barcelona u ndesh me Juventusin për Joan Gamper Cup. Trajneri i bardhezinjve, Fabio Capello e kishte lavdëruar Messin në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe këto lëvdata bënë që Barcelona të insistonte për ta mbajtur Messin në skuadër. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori