Messi mungon në sfidën ndaj kampionëve të Kilit
Argjentina pritet të debutojë në Kupën e Amerikës pa liderin e skuadrës Lionel Messi. Në orën 04:00 të mëngjesit të së martës, Albicelestet kanë mundësinë e revanshit ndaj Kilit, që diçka më pak se një vit më parë i rrëmbyen titullin kontinental me penallti.

Edhe pse në atë duel Messi ishte në fushë për 120 minuta nuk arriti të udhëheqë skuadrën drejt triumfit, teksa sfida hapëse në Grupin D është në rrezik për numrin 10.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të ri, por mjekët duken pesimistë për rikuperimin e plotë të “pleshtit” për sfidën e parë, atë ndaj Kilit që do të luhet në San Francisco.
Shtuar më 05/06/2016, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori