Messi në Premier League? Ja si përgjigjet Guardiola
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, u ka dhënë fund për një transferim të mundshëm të Messit në Premier League.

Ish-trajneri i Bayern Munich thotë se dëshiron që Lionel Messi ta përfundojë karrierën te Barcelona.

"Unë kam folur shumë herë në lidhje me Messin, dëshira ime është që ai të përfundojë karrierën te Barcelona”, ka deklaruar Guardiola për mediat.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018. Mos rinovimi i kontratës deri më tani ka bërë që për të ardhmen e argjentinasit të spekulohet vazhdimisht.
Shtuar më 18/02/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori