Messi ndihmon financiarisht fëmijët e prekur nga kanceri
Lionel Messi vijon të ndihmojë financiarisht fëmijët e prekur nga kanceri përmes shoqatës së tij bamirëse.

Investimet e bëra nga Shoqata Messi e kanë krijuar një lidhje mes spitalit Garrahan në Buenos Aires dhe spitalit Sant Joan de Deu në Barcelonës.

"Ky projekt është vazhdim i një bashkëpunimi që kishte filluar para më shumë se pesë vjetëve. Kjo gjë na lejon që ta kemi këtë mbështetje vendimtare për t’i trajtuar në cilësinë më të lartë fëmijët që vuajnë nga kanceri", është shprehur Guillermo Chantada, koordinator i mjekësisë në Garrahan.

Babai i pesë-herë fituesit të Topit të Artë, Jorge Messi, është drejtues i shoqatës së birit të tij. Jorge e ka theksuar edhe një herë rëndësinë e këtij projekti.

"Jemi të lumtur që kemi mundësi t’u ndihmojmë të gjithëve të Garrahan në një projekt kaq të rëndësishëm. E dimë se çfarë do të thotë kjo për djemtë dhe vajzat e këtij vendi”, ka thënë Jorge.

"Ne do ta vazhdojmë punën tonë këtu dhe do të bashkëpunojmë me hetimet, pasi që kjo ndikon që ta kemi një të ardhme më të shëndoshë".

Shtuar më 15/02/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori