Messi, në Argjentinë për rikuperim të plotë
Lionel Messi qëndron jashtë fushave të lojës që prej 10 nëntorit, ku në sfidën me Betis Sevilla pësoi një dëmtim të bicepsin femoral të këmbës së majtë. Pasi ka kompletuar fazën e parë të rikuperimit, asi argjentinas, siç raporton faqja zyrtare e Barcelonës, do të fluturojë drejt vendlindjes për të kompletuar rikuperimin.

"Pleshti" do të niset nesër dhe do të asistohet nga mjekët e klubit blaugrana, doktor Ricard Pruna dhe fizioterapisti Elvio Paulorroso. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori