Messi në fushë me Thiagon (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonella, lindi ditën e premte në një klinikë private në Barcelonë, por kjo nuk do të pengojë tre herë fituesin e Topit të Artë që të jetë në fushë të shtunën përballë Celta Vigos.

Ndonëse u bë baba për herë të parë, 25-vjeçari ka vendosur që të mos mungojë në sfidën e radhës, të vlefshme për kampionatin spanjoll.

Në orët e pasdites të së premtes, Antonella i dha jetë djalit të kampionit, i cili quhet Thiago.

Disa orë më vonë, nëpërmjet rrete shoqërore, Leo publikoi fotografi të vizitës së tij në klinikë dhe shprehu qartë gëzimin e thellë që është duke përjetuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2012, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori