Messi në intervistë ndryshe: Nuk ma ndjen për kritikat!
Pëlqej
Jemi mësuar ta shohim të qetë, por dhe Messi ka shpërthimet e tij si në fushë ashtu dhe jashtë saj. "Pleshti" ka folur në lidhje me kritikat që e shoqërojnë atë kur luan me Kombëtaren e tij, teksa është shprehur se nuk i intereson çfarë thuhet, pasi edhe ai do të fitojë ashtu si edhe tifozët, të cilëve u kujton medaljen e artë të fituar në Olimpiadën e vitit 2008-të.

Kritikat që marr nuk janë diçka për të cilat shqetësohem, sepse kam njohuri mbi ato që ndodhin. I kuptoj njerëzit që gjithmonë duan nga ne të fitojmë dhe presin t’i gëzojmë me trofe, por të gjithë ne që luajmë për Kombëtaren duam të fitojmë tituj gjithashtu.

Medalja e artë në Olimpiadën e vitit 2008 është një fitore që vlerësoj si më të rëndësishme, pasi është një turne që mund të luash vetëm një herë në jetën tënde dhe përfshin shumë atletë të disiplinave të ndryshme”, ka deklaruar Messi për "Esquire".


Shtuar më 05/04/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori