Messi: Në Rusi do të luftojmë si të barabartë
Lionel Messi, pak ditë më parë u shpreh se do të kishte qënë mrekulli po të fitonte një trofe me Kombëtaren e Argjentinës, madje do të ndërronte një trofe të ekipit të Barcelonës vetëm që të kishte një me Argjentinën.

Së fundmi i pyetur mbi ekipin e Argjentinës këtë Botëror, Messi ka thënë se Kombëtarja e tij nuk është në mesin e favoritëve për të triumfuar në Rusi.

"Ylli" i Barcelonës bëri një paraqitje të shkëlqyer në miqësore me Haitin, duke shënuar tre golal në fitoren 4-0 të Argjentinës dhe kjo nisje e ka bërë optimist sulmuesin.

“Kupa e Botës është ëndrra jonë, ëndrra e vendit tonë. Nuk jemi kandidat, por jemi mirë, po stërvitemi dhe po përmirësohemi çdo ditë”, tha Leo.

“Kemi lojtarë të mirë dhe po bëhemi edhe më të fortë për të luftuar si të barabartë me të gjithë”. /albeu.com/


Shtuar më 30/05/2018, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori