Messi në Twitter: Thiago, dhurata më e bukur
Ylli i Barcelonës, argjentinasi Lionel Messi është bërë baba më datë 2 nëntor dhe me rastin e lindjes së djalit të tij Thiago, tre herë fituesi i "Topit të Artë" falenderoi të gjithë fansat e tij nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter.

Lojtari i Barcelonës deklaroi se ndihet mashkulli më me fat në planet dhe falenderoi zotin për mbërritjen e fëmijës së tij të parë.

Messi u shpreh se ardhja në jetë e Thiagos është dhurata më e bukur që ka marrë ndonjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2012, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori