Messi: Neymar eja te Barça
Lionel Messi mirëpret Neymar tek Barcelona. Ylli argjentinas pohoi se do te ishte e mrekullueshme nëse talenti brazilian do të transferohej në "Camp Nou". Në media prej kohësh përflitet për një kalim të mundshëm të 21-vjeçarit në Katalunjë, edhe pse vetë Neymar ka deklaruar shepsh herë se nuk dëshiron te largohet nga Brazili para Botërorit Brazil 2014.

Megjithatë Messi beson se një lojtar si ylli i Santos do t’i jepte një dimesnion tjetër sulmit të Barcelonës.

Gjithsesi Neymar nuk kërkohet vetëm nga Barcelona, pasi dhe rivalët e përjetshëm të ekipit blaugrana, Real Madrid kërkojnë me ngulm talentin karioka. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori