TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Messi ngushton diferencën e golave me Ronaldon
messi023
Gara mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duket se nuk do të përfundojë kurrë. Një duel interesant mes tyre po zhvillohet në Uefa Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm për klube. Ylli i Juventusit është golashënuesi më i miri në histori të këtij eventi ndërkohë që ndiqet nga Lionel Messi. Cristiano e sheh veten në kuotën e 121 golave, kundrejt 105 të yllit argjentinas.

Në këtë sezon Ronaldo nuk e njeh ende shijen e golit në champions league pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Valencias dhe në sfidën ndaj Young Boys nuk luajti. Ndërkohë që Leo Messi në dy ndeshjet e para e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 5 herë duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me Cristiano Ronaldon. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori