"Messi nuk dinte të ekzekutonte goditjet e dënimit, ja mësova unë"
Padyshim Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mirë dhë më të kompletuar në historinë e futbollit.

Ai është një ekzemplar në të gjitha aspektet e lojës e sidomos në ekzekutimin e goditjeve të dënimit, ai është një “maestro”. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu pasi jo çdo aftësi është e lindur.

Në të vërtetë Messi nuk ka qenë kurrë i mirë me goditjet e dënimit ndaj ai që e ka mësuar është Diego Maradona. Ata kanë punuar të dy në kombëtaren e Argjentinës në kohën kur Maradona ishte trajner gjatë sezonit 2008/2010. Sipas tij “pleshti” mund të ishte aq i mirë sa të driblonte 5 lojtarë, por kur vinte puna të gjuante nga një pozicion i tillë nuk mund ta bënte.

Gjatë një interviste me gazetarët pasi ai iu bashkua skuadrës së Gimnasia de la Plata në Argjentinë, ai shprehet:

"Unë kam stërvitur më të mirin. Edhe askush nuk mund ta kundërshtojë këtë fakt pasi ai ishte i aftë të driblonte 5 lojtarë. Por kur i jepej mundësia të gjuante nga goditja e dënimit ai kishte probleme. Ndaj unë e mbaja atë pas stërvitjes me grupin që t’i mësoja diçka nga magjia ime".

Nuk ka rëndësi kush e ka mësuar Messin të gjuajë në atë mënyrë, por kushdo të jetë, ai ka bërë një punë të shkëlqyer.
Shtuar më 10/09/2019, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori