Lionel
Messi largon Lautaro Martinez nga Barcelona. Referuar një shkrimi të “El Desmarque” të publikuar të shtunën, “pleshti” ka bindur drejtuesit e blu-grana të mos nisin tratativa për “demin”, pasi do të komplikohej situata e sulmuesit të
Barcelonës, Luis Suarez.
Lajmi në fjalë tregon edhe njëherë se sa i rëndësishëm është Lionel
Messi tek vendimmarrjet e drejtuesve të
Barcelonës, sa i takon merkatos. Ky është një lajm mjaft i mirë për Interin që ka nisur bisedimet me
menaxherët e Lautaros për rinovimin e kontratës me
zikaltërit.
Argjentinasi këtë sezon ka koleksionuar 13 gola dhe 3 asist. “Demi” ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për tu liruar para kohe nga
zikaltërit.
Menaxherët e futbollistit kanë pasur disa kontakte muajt e fundit, jo vetëm me Barcelonën, por edhe me Manchester City-n dhe Real Madrid.
Shtuar më 28/12/2019,
ora 14:21