Messi nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Barcelona
Ylli i blaugranave Lionel Messi nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Barcelona për asnjë çmim. Sulmuesi argjentinas gjatë një takimi promocional në Katar ka shprehur dëshirën për të fituar të tjera trofe me skuadrën e Barcelonës.

“Nuk kam menduar kurrë të luaj në një klub tjetër, që nuk e ka emrin Barcelona. Ta fitoja La Ligan ishte një rezultat i mirë, por objektiv yni gjithmonë është që të fitojmë gjithçka. Ky vit përfundoi kështu, duhet të përgatitemi për të qenë në maksimum për sezonin tjetër ”, u shpreh Messi. /albeu.com/





Shtuar më 20/05/2013, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori