Messi nuk është ende lider
Që prej një viti, Lionel Messi mban fanellën e kapitenit të Argjentinës, por rruga drejt shndërrimit në një lider është ende e gjatë. Kështu mendon ish legjenda dhe trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona.

"Messi ka marrë shiritin e kapitenit falë golave dhe lojërave të mira të tij, por me kalimin e kohës do të mësojë të jetë edhe lider i ekipit", deklaroi "Pibe de Oro" për Fox Sports.

"Liderët lindin dhe të bëhen të tillë nuk është lehtë", përfundoi Maradona.

Nga të gjithë, tre herë rresht fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi konsiderohet pasardhës i Diego Armando Maradonës te Argjentina. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2012, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori