Messi: Nuk jam diktator
Lionel Messi ka dhënë intervista për gazetat katalanase "El Mundo Deportivo" dhe "Sport" ku ka folur për disa tema aktuale që kanë të bëjnë me Barcelonën. Ylli argjentinas i katalanasve mbrohet nga ata që e akuzojnë për një karakter të vështirë dhe që e quajnë një "diktator të vogël" në dhomat e zhveshjes.

"Dikator i vogël? Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët sepse shokët e ekipit e dinë që unë nuk jam diktator", deklaroi Messi për "Sport".

Ndërsa për "El Mundo Deportivo", tre herë fituesi i "Topit të Artë" deklaron se lindja e djalit të tij do të jetë gjëja më e bukur që do i ndodhë në jetë, ndërsa për Barcelonën thekson: "Është qyteti dhe klubi ku jam rritur dhe kurrë nuk do të largohesha". /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2012, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori