Messi nuk ka shënuar asnjë gol në "El Clasico" që kur Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi
Real Madridi e mposhti Barcelonën 2-0 në fundjavën që shkoi me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu.

El Clasico i 180-të u takoi Los Blancosve, që shënuan me anë të Vinicius Juniorit dhe Mariano Diazit në minutat e fundit të takimit.

Por, ajo çfarë binte në shikim të parë ishte mosangazhimi i Lionel Messit që më shumë ecte nëpër fushë se sa ndihmonte skuadrën e tij.

Mediat spanjolle raportuan pas takimit se me argjentinasin në fushë, Blaugranasit ishin me një lojtar më pak.

Statistika më e keqe për 32-vjeçari është se që prej largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, ai nuk ka arritur të shënojë asnjëherë ndaj Real Madridit.

Për më shumë, ylli portugez ishte i pranishëm për herë të parë në Santiago Bernabeu, që prej largimit në drejtim të Zonjës së Vjetër.

Duket se gjashtë herë fituesit të Topit të Artë po i mungon konkurrenca me Ronaldon, e që nuk mund të mos pranohet se të dy kanë shtyrë përpara njëri-tjetrin sa luani në La Liga.
Shtuar më 02/03/2020, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori