Messi nuk përmbahet: Kemi super ekip, duhet të fitojmë Championsin
Lionel Messi mendon se Barcelona duhet të përqendrohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi ka dështuar të mahnitë si ekipet tjera elitare në Evropë në tri sezonet e kaluara.

Barça e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të fundit në sezonin 2014-15, dhe kanë dështuar madje ta kalojnë edhe fazën çerekfinale, që prej atëherë.

Atletico Madridi, Juventusi dhe Roma, respektivisht, kanë qenë klubet që e kanë rrëzuar gjigantin katalonas nga kjo garë në këto vite, edhe pse dështimi më i madh i Barcelonës erdhi vitin e kaluar ndaj Romës, kur Roma e eliminoi falë golit të shënuar si mysafir (4-4), edhe pse ndeshjen e parë në “Camp Nou” e kishte humbur 4-1.

Ky zhgënjim nuk ndikoi në kampanjën e brendshme të Barçës, megjithatë, pasi ajo e fitoi La Ligën dhe Kupën e Mbretit. Megjithatë, Messi është i etur të përmirësohet në Evropë.

“Ka ardhur koha. Këtë vit duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve përsëri”, tha Messi për Calatunya Radio.

“Jemi eliminuar në çerekfinale në tri vitet e fundit radhazi dhe hera e fundit ishte më e keqja, për shkak të mënyrës sesi luajtëm dhe rezultatin që ishte në favorin tim. Prandaj, duhet të përqendrohemi në këtë garë këtë vit, për ekipin dhe tifozët. Kemi skuadër spektakolare”, shto ai.
Shtuar më 04/09/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori