Messi pasi shënoi 3 gola shkoi dhe festoi si i çmendur në dhomat e zhveshjes (VIDEO)
Pëlqej
Kombëtarja e Argjentinës fitoi ndaj Ekuadorit me rezultat 1-3 dhe kështu u kualifikua në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. Në këtë takim për mysafirët realizoi tre gola Lionel Messi.

Dhe normalisht që dhomat e zhveshjes festa ishte e madhe, pasi kjo ishte një fitore vendimtare. Të gjithë lojtarët vallëzonin dhe këndonin dhe normalisht që edhe Messi, i cili dukej shumë i lumtur.

Pas kësaj fitore Argjentina u kualifikua në Kupën e Botës si e treta e grupit me 28 pikë nga 18 takime. Në vendin e parë përfundoi Brazili me 41 pikë, i ndjekur nga Uruguai me 31.

Edhe Kolumbia vazhdon me tej me 27 pikë, kurse Peru që renditet e pesta do kërkojë pjesëmarrjen në këtë garë nëpërmjet fazës ‘play-off’. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori