Ylli i Barcelonës, Lionel
Messi është deklaruar se
Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë që e ka parë ndonjëherë.
"
Ronaldo (Nazario) ishte fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që kamë parë, ai ishte më i miri. Ishte i pabesueshëm" theksoi
Messi për TyC Sports.
Argjentinasi ka pasur fjalë të mira edhe për ish bashkëlojtarin e tij, Ronaldinhon.
"Ai më ka ndihmuar shumë kur isha në hapat e parë të Barcelona. Prej tij kam mësuar shumë gjëra. Më vjen keq që nuk kam luajtur më tepër me të" u shpreh
Messi.
Shtuar më 29/10/2019,
ora 16:29