Messi përballë portierit që fiton 30 mijë herë më pak
Lionel Mesi është një nga sportistët më të paguar në botë. Ai përfiton në vit rreth 33 milionë euro, duke përfshirë këtu jo vetëm pagën e Barcelonës, por edhe të ardhurat nga reklamat. Por, në ndeshjen e sotme kundër Granadas, do të ketë një përballje me të vërtetë interesante, ose më saktë një kontrast të jashtëzakonshëm pagesash.


Tek ekipi i Granadas në pankinë do të jetë portieri Horge Sançez, i cili ka një pagë prej 100 eurosh në muaj. Një pagesë tepër simbolike, e cila ka vlerë sa për të nënkuptuar që ai është pjesë e klubit spanjoll. Gjithsesi, diferenca mes yllit argjentinas të Barcelonës dhe talentit 19-vjeçar është plot 30 mijë herë më e madhe.

“Për mua nuk ka rëndësi pagesa. Jam duke përjetuar një ëndërr, që jam pjesë e skuadrës së parë të Granadas. Kasijas, Valdes dhe Kanizares janë idhujt e mi. Shpresoj që një ditë të arrij në nivelin e tyre, gjithsesi mos e krahasoni pagën time me të Mesit, pasi besoj se atë kurrë nuk do ta arrij dot”, – tha Horge Sançez për median. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2012, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori