Messi përmbys Granadën (VIDEO)
Lionel Messi (FC Barcelona)
Barcelona ka arritur të marrë një fitore të vështirë në transfertë ndaj Granadës, duke përmbysur disavantazhin e një goli me anë të një dopiete të argjentinasit, Lionel Messi.

Ndeshja e luajtur në “Nuevo Los Carmenes”, ishte mjaft dramatike, teksa pjesa e parë u mbyll në favor të vendasve, pas golit të shënuar nga Ighalo në minutën e 22-të të takimit.

Në pjesën e dytë Barcelona u shfaq më kërkuese duke shënuar golin e barazimit që në minutën e 50-të me anë të Lionel Messit, i cili në këtë ndeshje arriti edhe golin e tij të 300 me fanellën e Barcelonës.

Pak minuta më pas, ai shënoi golin e përmbysjes me anë të një goditjeje dënimi duke i dhënë fund rezistencës së Granadës në këtë ndeshje të La Ligës. Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 15 pikë më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë dhe 19 pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

Më herët, skuadra e Getafes mposhti 3-1 Celta Vigon në shtëpi, ndërsa Malaga Atletico-n e Bilbaos me rezultatin 1-0.
Shtuar më 16/02/2013, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori