Messi: Po, më kërkojnë klube të mëdha
Pak orë pas lajmit të publikuar nga “Punto Pellota” për largimin e Lionel Messit nga Barcelona në fund të këtij sezoni, është sulmuesi argjentinas ai që flet personalisht duke lënë të kuptohet se në drejtim të tij kanë ardhur oferta të rëndësishme. Sulmuesi i skuadrës katalanase thekson se ndihet i nderuar që disa klube kanë shfaqur interes për të, por shton se është i lumtur në Barcelonë ku dëshiron të vazhdojë karrierën edhe për shumë kohë.

"Ndihem vërtetë i nderuar sa herë që emri im lidhet me klube të mëdha. Është shumë e vërtetë që disa prej tyre kanë treguar interes konkret për të më blerë, por në opinionin tim stili i Barcelonës nuk ka ndryshuar dhe unë ëndërroj ta mbyll karrierën te kjo skuadër", ka thënë katër herë fituesi i Topit të Artë.

Zërat që lidhen me një transferim të mundshëm të argjentinasit në fund të sezonit, për shkak edhe të rritjes së intensitetit të dëmtimeve. Aktualisht, numri 10 është ndalur në bokse për shkak të një tërheqjeje muskulore që e detyron të qëndrojë jashtë fushave për pjesën e mbetur të këtij viti.

"Për momentin nuk po luaj por skuadra po bën një punë të mirë. Pjesa më e vështirë e sezonit fillon pas Krishtlindjeve por unë jam i bindur se edhe këtë sezon do të fitojmë trofe të rëndësishëm", përfundoi Messi. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2013, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori