Messi qetëson tifozët: Rikthehem shpejt
Pëlqej
Gjithmonë lajmet e këqija përhapen më shpejt se ato të mirat, por nuk është ky rasti në fjalë. Për fat të mirë për Barcelonën, lajmi se Messi mund të rikthehet më shpejt se parashikimet mori dhenë duke vrapuar në çdo media me shpejtësi që ia kalon edhe Usain Bolt e kush mund ta jepte më mirë këtë lajm. Argjentinasi shkruajti në rrjetin social mjaft popullor në Azi, Weibo, për të gëzuar të gjithë mbështetësit dhe tifozët e tij.

Katër herë fituesi i "Topit të Artë" dha mesazhin se mund të rikthehet më shpejt nga dëmtimi në këmbën djathtë, ndonëse është parashikuar se rikuperimi i tij mund të zgjasë rreth 2-3 javë.

"Më vjen shumë keq që nuk mund të luaj në ndeshjet e radhës me Barcelonën apo me kombëtaren argjentinase", shkruan Messi për të gjithë ndjekësit e tij në Weibo.

Më tej ylli i blaugranave siguron se do të rikthehet shumë shpejt në fushë, me shpresën që procesi i rikuperimit të shkojë pa asnjë komplikim. Tifozët kanë të drejtë të gëzohen sepse edhe më parë, Messi në jo pak raste ka arritur të lërë pas një dëmtim shumë më herët nga sa është hamendësuar nga stafi mjekësor i Barçës. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori