Messi: Reali më i fortë këtë vit
Edhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është një tjetër lojtar i cili mendon se Real Madridi është përmirësuar këtë sezon krahasuar me edicionin e kaluar.

Real Madridi ka përforcuar ekipin shumë mirë gjatë verës. Ata synojnë t’ia dalin më mirë se sezonin e kaluar dhe po e bëjnë këtë”. Ata janë zhvilluar shumë që nga muaji gusht dhe janë një ekip më i mirë se sezonin e kaluar”, deklaroi Messi për gazetën spanjolle "Marca".

Por Messi mendon se edhe Barcelona ndjehet mirë këtë sezon dhe ashti si madrilenët është e etur për trofe. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori