Messi rrëfen pesë ekipet që ka frikë në Botëror
Për shumë lojtarë Botërori "Rusia 2018" që do të startojë pas katër ditësh është shumë i rëndëshishëm pasi mund të jetë i fundit i tyre.

Këtu futen edhe dy "yjet" e futbollit aktual Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, pasi mosha e tyre nuk është optimale për të pritur edhe një Botëror tjetër.

Së fundmi argjentinasi Lionel Messi ka treguar se do të dëshironte shumë të fitonte Botërorin me Argjentinën por si pengesë shikon pesë skuadra.

Sipas intervistës së dhënë për “Sport”, Messi ka thënë:

“Ka shumë ekipe që vijnë në formë dhe me besim. Kanë lojtarë të fortë individualisht si Brazili, Gjermania, Spanja, Franca dhe Belgjika, edhe pse nuk konsiderohet kandidate”


Nëse e fitoj Kupën e Botës, do të kem të njëjtin motivim si më parë. Unë kam fituar shumë trofe me klubet, por motivimi është gjithmonë i njëjtë. Nuk do të ndryshoj edhe nëse e fitoj këtë kupë” ka shtuar më pas Messi. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori