Messi, sa i vogël përballë italianëve
Vitin e kaluar kalendarik, Leo Messi shënoi plot 91 gola duke thyer rekordin e mbajtur nga Gerd Myler. Këtë vit, në 10 ndeshje të luajtura për 2013-ën, ka shënuar plot 13 gola, një mesatare e frikshme që do të kishte zili cdo sulmues.

Por mbrëmë "Pleshti" i pandalshëm u ndal. Në sfidën përballë kuqezinjve të Milanit, argjentinasi përvec disa driblimeve dhe pasimeve larg zonës, nuk mundi të cajë asnjëherë drejt qendrës, t’i afrohej portës, apo më e pakta, ta godiste atë.

Skuadrat italiane janë dobësia e Leos. Në 9 ndeshje të luajtura kundër tyre, katër herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar vetëm tre gola dhe për të përkeqësuar këtë statistikë, që të tre golat janë goditur nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Të dhënat flasin vetë. Messi ka vështirësi të përballet me skuadrat të vendosura taktikisht mirë në fushë, skuadra që heqin dorë nga estetika e futbollit për hir të rezultatit, sic ndodh shpesh në rastin e skuadrave italiane që shquhen për mbrojtjen e tyre.

E sot me të drejtë dikush pyet? Është Messi më i mirë se Maradona? I pari ka fituar katër herë Topin e Artë dhe plot trofe me Barcelonën, por ka dështuar tek Argjentina dhe përballjet me futbollin mbrojtës nuk janë në favor të tij.

Krejt e kundërta me Maradonën. Mundi të fitojë vetëm një kampionat me Napolin e tij, por "shqepi" me gola skuadrat e tjera në kampionatin italian, ndërsa me Argjentinën e tij fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 1986. E pas kësaj, me të drejtë mund të thuhet; Messi është ende larg "maestros së tij". /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 19:00
luto asani
e Premte 22 Shkurt 2013, Ora 01:02
me falni albeu po jeni shum gabim kur beni krahasim messi-maradona per lojen me italianet. maradona ka lujt ne kampionatin italian dhe normal qe do te jipte gola. kurse messi me italianet luan vetem kur lojat jane ne liga tevropes. tjeter loja esht eliga e nji vendi ttjeter ligat e evropes. mfalni po krahasim katastrofal nga ana juaj.
murat istogu
e Premte 22 Shkurt 2013, Ora 13:09
maradona i jepte gola ,po e sheh ti lojen e milonos.interit chelsea e hum ekipeve tjera vete tubohen para portes si DELET ne mriz kur i rrok te nxehtit mos folni pe MESSIN se jem gjenerat me fat te kemi nje voglush si ky ne kete koh te futbollit moderrn VISCA SHQIPRIJA ETNIKE VISCA BARCELONA VISCA MESSI
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori