Barcelona po fiton me rezultatin 4-0 ndaj
Osasunës, e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.
Golin e katërt për skuadrën blaugrane e shënoi Lionel
Messi. “Pleshti” ia dedikoi legjendës së argjentinës, Diego Armando
Maradona, golin e shënuar ndaj
Osasunës.
Sulmuesi argjentinas zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta festuar golin. Ai hoqi
fanellën e Barcelonës , duke zbuluar poshtë saj,
fanellën Newell's Old Boys me numrin dhjetë.
Messi filloi karrierën e tij me
Newell, ndërsa
Maradona luajti gjatë vitet e fundit të karrierës së tij te klubi argjentinas. Ishte një homazh vërtet prekës midis dy prej lojtarëve më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 16:16