Messi, shënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës
Messi
Mesi u nderua gjatë së shtunës nga tifozët në “Kamp Nou” si lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e Barcelonës. Me 236 gola, numri 10 ka kaluar tashmë ish-rekordmenin Sezar që kishte shënuar 232 gola në vitet 40 e 50-të.


Pankarta me mbishkrimin “Leo është i vetmi, është i madh” kishte përmasat 47 metra e gjërë dhe 46 metra e gjatë, me një sipërfaqe 2 162 metra katror. Në këtë ndeshje Barcelona fitoi kundër Bilbaos, me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikë të vlefshme në kampionat. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori