Ylli i Barcelonës, Lionel
Messi ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të muajit shtator në La Liga.
Sa i përket
golave, për ta vërejtur ndikimin e argjentinasit në performancat dhe rezultatet e Barcelonës duhet të theksohet se gjysma e
golave të shënuara nga katalonasit në këtë muaj janë shënuar nga
Messi, transmeton Gazeta Express.
Barcelona e kishte filluar shtatorin në mënyrë të mrekullueshme, duke siguruar fitore me rezultat 8-2 kundër Huescas. Megjithatë, ata nuk e përfunduan në të njëjtën mënyrë, pasi nga tri ndeshjet e fundit, një e humbën, ndërsa dy i barazuan.
Sipas La
Ligës, kapiteni i blaugranëve do ta marrë këtë çmim para ndeshjes kundër Sevillës këtë të shtunë në Camp Nou, në xhiron e nëntë të këtij sezoni të La
Ligës.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 16:45