Messi shpreson tek suksesi me Argjentinën
Në Kupën e Botës në Afrika e Jugut "Gauqosët” ishin të eliminuar nga Gjermania në çerekfinale, dhe në të njëjtën fazë të garës u eliminuan nga Uruguaj në Copa America.

"Ne nuk kemi arritur ende rezultatet që ne duam. Unë shpresoj se do të fillojmë të fitojmë me ndeshjen kundër Kilit".

Messi thotë se do të jetë shumë e vështirë për t'u kualifikuar për Kupën e Botës.

"Lojërat janë duke u bërë më të vështira, sepse të gjitha ekipet janë në një nivel të ngjashëm" tha Messi.

Futbollisti nën fanellën e Barcelonas po shfaq ndeshje fantastike, por në lojërat me kombëtaren nuk po mund të tregoj talentin e tij dhe shpesh, sulmuesi argjentinas po ndodhet në shënjestër të kritikave të mediave në Argjentinë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori