Messi shqetësohet për Ronaldon (VIDEO)
Ata duelojnë me njëri-tjetrin për çmimin më prestigjoz në botën e futbollit dhe që të dy e meritojnë sepse janë kampionë të vërtetë që na dhurojnë spektakël dhe emocione në çdo ndeshje. Por kjo nuk do të thotë se edhe si njerëz nuk janë kampionë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, padyshim dy emrat më të mëdhenjë të futbollit aktualë, dhuruan spektakël në Klasiken e fundit duke shënuar secili nga një dy-golësh por për portugezin barazimi ka qënë më i dhimbshëm pas një dëmtimi në shpatull.

Edhe pse "armiq" në fushë, Lionel Messi, i cili tegon se është kampion ehe jashtë fushe, shkoi dhe u interesua për shëndetin e Ronaldos duke e pyetur se si ndjehej.

Pamjet filmike të marra nga Canal + tregojnë qartë gjestin human të yllit argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2012, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori