Messi: Shumë gënjeshtra mbi mua, nuk e le Kombëtaren
Lionel Messi, pasi mori pjesë në ceremoninë e "Topit të Artë", që u fitua nga Cristiano Ronaldo, ka dashur edhe një herë të qartësojë pozicionin e tij përsa i përket teknikut të Barcelonës Luis Enrique duke u shprehur se "janë shkruar gjëra të gabuara".

Në një intervistë për ESPN, ylli argjentinas i Barcelonës është shprehur: "Dua të flas sepse janë publikuar gjëra jo të vërteta. Jemi mësuar ti lemë gjëat në dhomat e zhvjeshjes dhe është klubi ai që i jep iformacionet", ka thënë Messi duke përmendur zërat për përplasje brenda skuadrës dhe që lidhen me vendimet taktike të teknikut Luis Enrique.

"Messi foli edhe për Kombëtaren e Argjentinës duke mohuar zërat për një tërheqje të mundshme.

"Nuk është e vërtetë që dua të le Kombëtaren, nuk e kam menduar kurrë pasi kam dashur të jemë gjithmonë pjesë e saj. Nuk duhet të jap shpjegime. A kam folur me Tata Martinon? Jo, nuk i kam thënë asgjë", ka shtuar numri 10 blaugrana, që më pas foli edhe për Tevez: "Nuk kam patur kurrë probleme me të dhe jemi të lumtur që është rikthyer në Kombëtare". /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori