Messi: Shumë sajime mbi dëmtimin tim
Leo Messi po rekuperohet nga dëmtimi muskular që do e lërë jashtë fushave të lojës për dy muaj dhe në një intervistë për argjentinasen "Ole" ai theksoi se shumë persona kanë thënë gënjeshtra për arsyet e këtij dëmtimi.

"Jam i trishtuar që pësova një tjetër dëmtim, por dua të theksoj se u dëmtova sepse ashtu ishte e shkruar. Nuk ka asgjë të çuditshme me dëmtimin tim. Ishte një goditje që mora gjatë lojës dhe që u pasua nga një lëvizje e keqe. Kaq!", ka thënë ylli argjentinas i Barcelonës.

"Njerëzit thonë shumë gjëra, por dëmtimi im ishte rastësi. Thonë që dëmtimi erdhi nga ushqimi, por unë jam ushqyer njësoj që kur kam nisur karrierën dhe asgjë nuk më ka ndodhur më parë. Do të vazhdoj me planin tim", sqaroi Lionel Messi. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2013, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori