Messi si Maradona, edhe në stil
Lionel Messi, fituesi i katër "Topave të Artë" rradhazi, si askush tjetër në historinë e futbollit, u paraqit në ceremoninë e djeshme gala në Zyrih me një kostum smoking shumë të veçantë të dizenjuar nga firma e njohur e modës Dolce & Gabbana.

Një kostum i zi me disa topa të bardhë anash, i cili tërhoqi vëmëndjen e mediave, publikut por edhe të nostalgjikëve të futbollit. Kjo pasi, legjenda e Argjentinës dhe një nga idhullit e vetë Leo Messit, Diego Armando Maradona ishte paraqitur në një eveniment të viteve '90 me të njëjtin stil veshjeje (siç mund të shihet edhe në foto).

Pra, Messi jo vetëm që kërkon ti ngjajë "Pibe De Oro-s" jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori