Messi: S'kemi frike nga Reali
Albeu.com
Real Madrid do të jetë më i fortë, por Barcelona është e gatshme për luftë. Klubet do të zhvillojnë betejë të fortë, ndërsa gjiganti katalan do të mundohet të tregojë lojë edhe më të mirë se sezonin e kaluar, ka thënë ylli argjentinas, Lionel Messi.Përforcimet e Real Madridit nuk e brengosin Messin, i cili vazhdon të jetë i bindur në sukseset e ardhshme të Barcelonës. Gjiganti madrilen deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka blere Cristiano Ronaldon nga Manchester Unitedi dhe Leite Kakan nga Milani, në përforcime të cilat tregojnë synimet e klubit për ndërprerjen e dominimit të Barcelonës pas triumfit në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Por, Messi nuk trembet nga kjo.

“Reali ka bërë punë të mirë duke transferuar Ronaldon dhe Kakan dhe sigurisht se do të jenë më të fortë, por ne do të jemi të gatshëm të luftë. Na pret një sezon i gjatë dhe i vështirë, por besoj se do të tregohemi edhe më të mirë se edicionin e kaluar”, deklaroi gjeniu argjentinas.
Shtuar më 16/06/2009, ora 00:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori