Messi tani synon "fronin e La Ligas"
Pëlqej
Leo Messi me 354 gola të shënuar në ligën spanjolle, nga i pari ndaj Albacete, në maj 2005, tek i fundit kundër Espanyol, të shtunën e kaluar, sulmi i tij për fronin e golashënuesit më të mirë në historinë e ligave të mëdha europiane duket një çështje e disa javëve. Dy legjendat e futbollit anglez dhe gjerman, Jimmy Greaves dhe Gerd Müller, janë në horizontin e menjëhershëm të “10” së Barçës.

Greaves, i cili kishte një pushim shumë të shkurtër për Milanin italian, festoi 357 gola të ligës për Chelsea (1957-1961), Tottenham (1961-1970) dhe West Ham (1969-1971). Pra, Greaves është vetëm tre gola larg nga Messi, numri që ka nënshkruar gjeniu argjentinas në ndeshjen e tij të fundit kundër Espanyol, raporton TeleSport. Nëse e përsërit tripletën edhe sot kundër Getafe, Messi do ta kapte atë. Nuk është larg, sidomos duke folur për Messin, edhe Müller.

Autori i 365 golave ​​për Bayern Munich në Bundesligë, në mes të viteve 1965 dhe 1979, çedoi në vitin 2012 një rekord historik kundër Messit, atë të golave ​​të shënuara në një vit natyror, ende në zotërim të yllit të Barcelonës me 91 gola. Tashmë, pas Messit janë Delio Onnis dhe 299 golat e tij në Ligën Franceze, midis viteve 1971 dhe 1986, si dhe Silvio Piola me 274 golat e tij në Itali midis viteve 1929 dhe 1954. Messi është gjithashtu një gol i vetëm larg shifrës 550 me Barçën, të realizuar në 642 ndeshje. Ato janë të shpërndara në 515 gola të shënuar në 589 ndeshje zyrtare dhe 34 gola në 53 ndeshje miqësore.
Shtuar më 16/09/2017, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori