Messi te PSG, flet Al-Khelaifi
Nasser Al-Khelaifi, foli në emisionin radio Touche Pas a Mon Poste, duke dribluar pyetjen në lidhje me një të ardhme të Lionel Messit në klubin francez:

Messi është një lojtar i Barcelonës. Unë nuk preferoj të flasim për këtë”.

Kujtojmë që ditët e fundit Neymar ka zbuluar dëshirën e tij për t’u rikthyer për të luajtur me argjentinasin, kontrata e të cilit me Barcelona skadon në 2021 dhe thashethemet në merkato tani e çojnë gjithnjë e më larg nga Katalonia.

Lionel Messi, sakaq, nuk ka vendosur ende mbi rinovimin ose jo.

Në fakt, zgjedhjet presidenciale që zhvillohen në 23 janar shohin Laporta kandidat kryesor dhe ndoshta me të në krye situata mund të ndryshojë.

Shtuar më 04/12/2020, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori