Leonardo, Drejtori Sportiv i PSG, në një intervistë të gjatë për “France Football”,
ndër të tjera ka folur edhe për mundësinë e transferimit në Paris të yllit argjentinas Lionel
Messi, të cilit i skadon kontrata në fund të
sezonit dhe me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona.
Sipas brazilianit, është ende herët për të folur, ndërsa pranoi se lojtarë të mëdhenj si
Messi janë gjithmonë në listën e dëshirave të PSG, raporton Ora News.
“Futbollistë të mëdhenj si Lionel
Messi do të jenë gjithmonë në listat e dëshirave të PSG. Por ky nuk është momenti për të folur, apo për të ëndërruar. Jemi ulur në një tavolinë të madhe dhe po ndjekim nga afër çfarë po ndodh. Ose, nuk jemi ulur akoma. Por për ne, karrikja është e rezervuar. Katër muaj (përfundimi i
sezonit) në futboll janë një përjetësi…”, shprehet
ndër të tjera
Leonardo.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 16:11