Lionel
Messi ka thënë se transferimi i Neymar te Reali do të ishte
diçka e
tmerrshme.
“Të shohësh Neymarin të transferohet te Reali i Madridit, është
diçka e
tmerrshme për ne të
Barcelonës dhe për atë që braziliani personifikon te ne”, deklaroi
Messi.
“Unë për vete nuk kam ndërmend të largohem nga Barcelona, pasi e kam të qartë që më mirë se këtu, nuk do të gjej askund tjetër. Normalisht që ka pasur edhe përpjekje konkrete nga skuadra të caktuara, për të marrë shërbimet e mia, por i kam refuzuar të gjitha”, u shpreh numri 10 i
Barcelonës.
Ylli argjentinas i ka dhënë fund kampionatit me katalanët dhe tani do të përqendrohet te botërori ‘Rusi 2018’, ku ka synime madhore me përfaqësuesen e tij.
“Të renditemi në 4-shen e parë të Botërorit, do të ishte një rezultat shumë i mirë, duke pasur parasysh që ky do të jetë një nga kompeticionet më të bukura dhe më me shumë rivalitet. Gjithsesi kënaqësia maksimale do të ishte t’ia dilnim të triumfonim, qoftë për vështirësinë, por edhe për të rikthyer Kupën e Botës në Argjentinë”, tha
Messi.
Shtuar më 15/05/2018,
ora 23:00