Messi tërhiqet përkohësisht nga Argjentina
Pëlqej
Kritikat pas paraqitjes së dobët në finalen e Botërorit kundër Gjermanisë kanë bërë që Lionel Messi të tërhiqet përkohësisht nga kombëtarja e Argjentinës. Sipas djalit të ish presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit Julio Grondona, arsyeja e mungesës së "Pleshtit" në miqësoren e fundit po ndaj Gjermanisë ishte thjesht emocionale.

"Sigurisht që do të kthehet të luajë për kombëtaren e tij, por pas pak jo menjëherë", ka thënë Grondona për "Radio Guemes".

"Duhet të kalojë më parë kritikat dhe zhgënjimin pas finales së humbur në Brazil. Tani ai do të përqëndrohet te Barcelona. Ky pushim do ti bëjë mirë, jam i bindur", ka thënë ndër të tjera Julio Grondona. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori