Messi thur elozhe për Van Dijk: Eshtë i pakalueshëm, vështirë ta mposhtësh
Lionel Messi ka treguar pse është shumë e vështirë ta mposhtësh në duel mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Ata kanë luajtur kundër njëri-tjetrit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku "The Reds" u kualifikuan për në finale.

Barcelona dhe Messi ndeshjen e parë në "Camp Nou" e fituan me rezultatin 3-0, ndërsa Virgil van Dijk dhe shokët e tij te Liverpool, në ndeshjen e dytë bënë një paraqitje të mirë, duke përmbysur gjithçka, për 4-0.

"Ai është një mbrojtës që di mirë si të llogarisë kohën e tij dhe pret momentin e duhur për të sfiduar sulmuesin", ka deklaruar Messi.

"Ai është shumë i shpejtë dhe i madh, por ka shumë shkathtësi për gjatësinë e tij. Është i shpejtë për shkak të hapit të tij të shkëlqyeshëm, dhe është mbresëlënës si në mbrojtje edhe në sulm, sepse shënon shumë gola", tha argjentinasi për holandezin.
Shtuar më 17/10/2019, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori