Messi thyen rekord, ja goli 1 dhe 400 (VIDEO)


Pëlqej
Pas barazimit me Malagan, mediat katalanase nxituan të kritikonin Barcelonën për lojën e mefshët me andaluzianët duke dalë madje me titujt: "Nëse nuk godet portën nuk fiton".

Tre ditë më pas, blaugranat e ekzagjerojnë, në goditje drejt portës por dhe në gola, aq sa me gjashtë golat e shënuar u duk sikur e kthyen në tabelë qitjeje rrjetën e Granadas.

Messi, Neymar dhe Rakitiç konkretizuan spektaklin e vendasve duke konfirmuar se në këtë sezon do të jenë ata të tre boshti i lojës së ekipit të Luis Enriques. Braziliani normalisht duhet të ishte ylli i mbrëmjes me tregolëshin e tij, por fati i keq i tij është se paraqitjen më të mirë sezonale e dhuroi në ditën kur Messi shënoi golin e 400 në karrierë.

Argjentinasi, më pas shënoi dhe golin e tij të 401-të duke treguar se ai nuk ka kohë për të festuar rekordet, pasi vihet menjëherë në ndjekje të të tjerëve.

Rezultati tenistik 6-0 ishte sigurisht një shfaqe e pastër futbolli nga ana e Barcelonës, e të mendosh që ndeshja kishte nisur me një gafë të Munir përpara portës. Por mesa duket kjo ishte vetëm nxehja, pasi në fund tabela elektronike e "Camp Nou" shënonte rezultatin 6-0 për Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori