Messi thyen rekordin e "fenomenit" synon Pele-n
Lionel Messi padyshim që është një nga lojtrët më të mirë në historinë e fubollit dhe këtë e ka konfirmuar më së mirë në ndeshjen e fundit kundër Haitit ku arriti të shënojë tre gola.

Messi me këtë "hat-trick" theu një tjetër rekord duke shënuar plotë 64 gola me Kombëtaren e Argjentinës, një gol më shumë se "fenomeni" brazilian Ronaldo.

Tashmë "ylli" i Barcelonës është rrugës për të thyer edhe rekordin e legjendës Pele që numëron 77 gola me Kombëtaren e Brazilit.

Ndërsa nga ana tjetër është Cristiano Ronaldo që kryeson në këtë garë, ku aktualisht numëron 81 gola me Kombëtaren e Portugalisë. /albeu.com/


Shtuar më 30/05/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori