Tjetër paraqitje brilante nga Leo
Messi, po i afrohet gjithnjë e më shumë ‘Topit të Artë’
Lionel
Messi ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve
kundër Borussia
Dortmund, duke
shënuar një gol dhe duke asistuar dy herë.
Me golin
kundër Dortmund, u bë lojtari që iu ka
shënuar më së shumti ekipeve në
Champions League, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon dhe Raúlin, që iu kanë
shënuar 33 kundërshtarëve.
Messi nuk ka arritur t’i shënojë vetëm 5 ekipeve me të cilat është përballë në Europë: Atlético Madrid, Rubin Kazan, Udinese, Inter Milan dhe Benfica.
Shtuar më 28/11/2019,
ora 19:16