Messi: Trajnerin e ri nuk e njoh por ne do provojme të fitojmë gjithçka
Lionel Messi ka shprehur dëshirat e tij për sezonin e ardhshëm.

Pleshti argjentinas 5 herë fitues i topit të artë ka theksuar, se Barcelona do të tentoje të përsërisë fitimin e gjithçkaje.


"Objektivi ynë në fillim të sezonit ishte të fitonim gjithçka", tha ai gjatë një eventi të mbajtur në Kinë për të shënuar një marrëveshje mes Phoenix Group, MEDIAPRO dhe Leo Messi Managament."Vitin e ardhshëm do ta provojmë përsëri."

Barcelona do ta tentojë këtë me një trajner të ri. Argjentinasi u pyet për mendimin e tij mbi Ernesto Valverde, edhe numri 10 shpjegoi se ai nuk dinte shumë për të.

"Unë nuk e njoh atë, por do ta njoh në ditët e ardhshme", u përgjigj ai.
"Unë vetë e njoh nga ekipet e trajnuar më parë, siç është Bilbao në vitet e fundit. Synimi do të jetë i njëjtë, që do të fitojmë sa më shumë tituj".
Në fund, ai u pyet për ekipin e tij kombëtar dhe shpresat e Argjentinës për të arritur Kupën e Botës 2018.

"Ne jemi ende në fazën e kualifikimit dhe shpresojmë të arrijmë në finale dhe të konkurrojmë sa më shumë që të mundemi," tha ai.

Aktualisht, Albiceleste janë në vendin e pestë dhe do të shpresojnë të lëvizin në njërën prej pikave automatike të kualifikimit nën Jorge Sampaoli.
Shtuar më 01/06/2017, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori