Messi tërbohet: Situatë m..., kemi prekur fundin
Argjentina po kalon një situatë shumë të vështirë, dhe kriza është thelluar akoma më shumë pas humbjes ndaj Brazilit 3-0. Kualifikimi për "albicelestët" tashmë është më i komplikuar, ndërkohë që Messi është shfaqur shumë i mërzitur pas ndeshjes, raporton Albeu.

"Kemi prekur fundin. Gjithsesi gjithçka do të varet nga ne për ta zgjidhur. Në këtë situatë m... ne jemi akoma gjallë. Duhet të punojmë me inteligjencë sepse kjo kombëtare ka lojtarë të mëdhenj, por kur koka nuk u përgjigjet këmbëve ndodhin këto situata", u shpreh "pleshti" pas ndeshjes./albeu.com/

Shtuar më 11/11/2016, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori