13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Messi tregon 5 ekipet që i frikësohet në Kupën e Botës
Këtë vit është shansi i fundit që Lionel Mesi të fitojë një Botëror me Argjentinën. Të paktën këtë lë të kuptohet në intervistën e dhënë për gazetën “Sport” ku konfirmon se mund t’i japë lamtumirën kombëtares argjentinase.

Kapiteni i formacionit bardhekaltër flet për rivalët dhe tregon 5 ekipet që ka frikë në Botëror, por analizon edhe situatën te Barcelona. Madje, për lajmet mbi evazionin fiskal thotë se kishte sulme të komanduara nga Madridi…

“Nuk e di. Varet nga mënyra sesi do të shkojë ky Botëror dhe si do të përfundojmë. Fakti që arritëm në 3 finale dhe nuk fituam asnjë, na futi në një moment të vështirë edhe me mediat. Nuk është e lehtë të përjetosh momente të tilla. Është e vërtetë që rëndësi ka fitorja, por të arrish deri në finale nuk është e lehtë”.

“Nëse e fitoj Kupën e Botës, do të kem të njëjtin motivim si më parë. Unë kam fituar shumë trofe me klubet, por motivimi është gjithmonë i njëjtë. Nuk do të ndryshoj edhe nëse e fitoj këtë kupë”.

“Ka shumë ekipe që vijnë në formë dhe me besim. Kanë lojtarë të fortë individualisht si Brazili, Gjermania, Spanja, Franca dhe Belgjika, edhe pse nuk konsiderohet kandidate”.

“Nëse do të kisha mundësinë për të marrë tek Argjentina një tjetër lojtar, nuk e di kë do të zgjidhja. Ne kemi lojtarë shumë cilësorë dhe nuk duhet të kemi zili asnjë”. Champions-i- “Barcelona bëri një sezon shumë të mirë dhe fitoi dy tituj. E vërteta është që të gjithë duam Champions-in, por fakti që nuk e fituam, nuk na i heq meritat. Nuk do ta ndryshoja një Champions me kampionatin dhe Kupën e Mbretit. Nuk është e lehtë t’i fitosh këto trofe. Finalen e Kievit nuk e pashë të plotë sepse isha në Argjentinë dhe orari nuk është i njëjtë. Pashë vetëm përmbledhjen dhe atë që ndodhi”. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori