Messi tremb para finales, Koeman tregon gjendjen e argjentinasit
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur para ndeshjes ndaj Athletic Bilbao që do të luhet të dielën e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës.

"Skuadra ka pasur kohë të rikuperohet mirë, edhe nëse ata bëjnë presion, ne jemi gati", tha ai.

Holandezi foli edhe për gjendjen e Lionel Messit, për të cilin në media thuhet se ka një lëndim.

"Leo do të stërvitet, fjalën e fundit e ka ai, ai duhet të tregojë se si ndihet. Por, ne kemi shpresa. Messi është numri 1 në botë, nëse nuk do të luajë nesër do të jetë humbje e madhe për ne", tha 57-vjeçari.

"Është e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje në mënyrë që të tregojmë se kemi formë të mirë. Ky nuk është titulli më i rëndësishëm, por është mjaft i rëndësishëm dhe ne duam ta fitojmë atë", tha Koeman.

"Ath Bilbao është një skuadër shumë e fortë, ata mposhtën Real Madridin. Nuk ka nevojë për të motivuar lojtarët, finalja është vet motivim për ta. Me Messin ekipi është më i fortë, por ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë", përfundoi Ronald Koeman.
Shtuar më 16/01/2021, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori