Messi u dëmtua, ky është mesazhi i zikaltërve për "pleshtin"
Lionel Messi do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës në ndeshjen e mesjavës në Champions League me Interin dhe në El Classico.

Pleshti u dëmtua në ndeshjen e djeshme përballë Sevillas në dorën e tij të djathtë dhe u largua nga fusha.

Por për këtë mungesë ka reaguar dhe klubi i Interit i cili do ta ketë si kundërshtar Barcelonën në mesjavë.

“Na vjen keq për dëmtimin tënd dhe për faktin se nuk do të mund të të kemi përballë. Është një gjithmonë një nder të luash kundër më të mirëve”, ka qenë mesazhi i zikaltërve.

Shtuar më 21/10/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori